Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bisedoi përmes telefonit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden bisedoi përmes telefonit me  kryetarin e Rusisë,  Vladimir Putin. Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, citohet Joe Biden të ketë thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen me vendosmëri me aleatët dhe partnerët e saj” nëse Rusia, e cila ka shtuar forcat e saj ushtarake në kufirin ukrainas, pushton territorin e këtij vendi.” Biden paralajmëroi gjithashtu se një ndërhyrje e dytë në Ukrainë do të sillte “kosto të shpejtë dhe serioze” për Rusinë. Në deklaratë u përsërit se pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktonte vuajtje të gjera humanitare dhe do të diskreditonte reputacionin e Rusisë. Ndërkohë  kryetari i Rusisë Putin i tha Bidenit se ai nuk e kupton pse ai me vetëdije dha paraprakisht informacion të rremë për pushtimin e Ukrainës”. Pas deklaratës e bërë një ditë më parë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan se Rusia mund të fillojë pushtimin e Ukrainës, vëmendja ishte kthyer nga biseda ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …