Kryetari i SHV UÇK-së, Hysni Gucati, i akuzuari i Gjykatës Sepcialae për sikur thuhet, “ndërhyrje në drejtësi” i cili po mbahet në paraburgim në burgun e Sheveningenit në Hagë, ka mbërritur sot në mëngjes, në Kosovë. Arsyeja e lirimit nga autoritetet e Gjykatës është njoftimi për sëmundjen e babait të tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, presin aktvendimin për shpallje ose jo fajtor, nga Gjykata Speciale, më 18 maj, pas një gjykimi të gjatë.
