Kryetari i Sindikatave të Kosovës, Ymer Ymeri, ka kritikuar ashpër qeveritë e Kosovës për mungesën e përparimeve të prekshme në rritjen e pagës mesatare, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ai tha se përmirësimet e raportuara janë vetëm ndryshime numerike dhe jo reale. Buxheti i shtetit është dyfishuar ndër vite, por pagat reale janë ulur. Nëse më herët një pagë prej 416 eurosh ishte e barabartë me buxhetin prej 1.5 miliardë euro, sot me buxhetin mbi 3.5 miliardë euro, paga mesatare duhet të jetë 800 euro, jo 600 euro, deklaroi ai. Ai gjithashtu shprehu pakënaqësi me kryeministrin Albin Kurti, duke akuzuar qeverinë e tij për sulme të pandërprera ndaj sindikatave dhe përpjekje për t’i nënshtruar ato. Kurti nuk ka bashkëpunuar me ne si sindikata. Problemi është se ai ka tentuar të na marrë nën udhëheqjen e tij, tha Ymer Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …