Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka paralajmëruar se do të ketë veprime sindikale, nëse nuk plotësohen kërkesat. Si çdo sindikatë edhe ne nëse na detyrojnë me marrë hapa sindikalë do ta bëjmë këtë. Por, aktualisht i kemi shpallur Qeverisë dialog. Do Zoti të mos na shtyjnë në atë fazë që edhe ne si sindikatë të kalojmë në radikalizëm. Duhet të veprojmë sido që të jetë, nëse jo me mirëkuptim atëherë me veprime sindikale. Zeqiri ka thënë se policët e Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurim shëndetësor, e po ashtu mosha mesatare e Policisë së Kosovës është më e madhja në rajon. Ai po ashtu ka thënë se pakënaqësi kanë edhe në Ligjin e Pagave, veçanërisht pasi nuk specifikohet koeficienti. “Nuk është e papërballueshme për Qeverinë që t’i bëjë zyrtarët policorë me sigurim shëndetësorë. Është shumë afro 4-5 milionë euro në vit. Do të ishte nder për Policinë dhe nevojë e jashtëzakonshme, por nder edhe për Qeverinë që t’i bëjë sigurimet shëndetësore për policët pas 23 vjetëve”, ka thënë Zeqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …