Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili akuzon qeverinë për kushte jo të favorshme për punëtorët thotë se në vitin 2024 do të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë. Ai thotë për KosovaPress se nga informacionet që kanë marrë nga disa kompani të autobusëve, janë mbi 25 mijë persona që kanë kontraktuar se do të ikin jashtë vendit. Krahas pagave të ulta, Azemi rëndit edhe faktorët tjerë që kanë ndikuar në ikjen e të rinjve nga vendi. Ndërkaq, vlerëson se tanimë është vonë të reagojë shteti në ndaljen e të rinjve nga vendi, sipas tije dhe po t’ua ofrojë pagë 1 mijë euro një punëtori që është paguar 300 euro, nuk do ja mbush mendjen të qëndroj këtu. Jusuf Azemi thotë se përkundë kërkesave të shumta që i ka bërë kjo sindikatë ndaj kryeministrit, Kurti dhe ministrit të financave, Hekuran Murati që të takohen për të diskutuar lidhur me kushtet e punëtorëve, ata nuk kanë pranuar të flasin as edhe njëherë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …