Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22-vjetorin e rënies, ka bërë homazhe te varri i dëshmorit Afrim Gashi në Kryshec, Daut Dervishi në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë si dhe të Hajdin e Besim Feka në Likoc. Me këtë rast para të pranishmëve, duke lartësuar veprën heroike të Afrimit, Dautit, Hajdinit, Besimit dhe dëshmorëve tjerë të rënë për liri, kryetari Jashari ka theksuar se e kanë për obligim që të bëhen bashkë për të jetësuar amanetin e dëshmorëve duke zhvilluar shtetin tonë. “Në Likoc, vizitova edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendin e trimërisë e luftës për çlirim. Dëshmorët dhe martirët e lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i yni moral e institucional”, ka thënë kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …