Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtakun, kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, i cili të premten është arrestuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale dhe është dërguar në Hagë. Bekim Jashari tha se vizituam bacën Avdullah, i cili pavarësisht sfidave që ka kaluar ende mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut dhe shokëve të tij. Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.
