Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se me Serbinë duhet të ketë edhe reciprocitet politik dhe ekonomik

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se me Serbinë duhet të ketë edhe reciprocitet politik dhe ekonomik

Kryetari i Skenderajt dhe njëherësh familjari i familjes Jasharaj, Bekim Jashari ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës, pas vendimit për zbatimin e masës së reciprocitet për targat ndaj Serbisë. Jashari tha se vendimi për reciprocitetin për targat duhet të qëndrojë dhe s’duhet të ketë kthim mbrapa. “Reciprociteti besoj që është e drejt elementare e një shteti sovran, e aq më shumë kur kem të bëjmë me një shtet që ka kry krime ndaj neve shqiptarëve e popujve të tjerë në Ballkan. 20 vjet pas luftës ende s’ kanë kërku falje për krimet që i kanë bërë. Vendimi për targat duhet të qëndrojë fort e s’duhet të ketë kthim mbrapa”, tha Jashari. Ai madje tha se duhet të ketë edhe reciprocitet politik dhe ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …