leoni

Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur për kontratat njëburimore, korrupsionin, aferat si dështimet kryesore të Qeverisë-Kurti

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se pas gati dy vitesh, qytetarëve të Skenderajt ende nuk u janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Si derë e parë e qytetarëve, që nga shkurti i vitit 2023, ata i drejtohen komunës me ankesa për t’i përcjellë ato te niveli qendror. Përveç kësaj, kjo komunë, e udhëhequr nga opozita, vlerëson se është diskriminuar sa i përket shpërndarjes buxhetore dhe të projekteve. Fadil Nura, duke folur  pritshmëritë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka  përmendur kontratat njëburimore, korrupsionin e aferat si dështimet kryesore të qeverisë Kurti.  Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura pret që Partia Demokratike e Kosovës të dalë  e para në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në

Autoritete të KFOR-it kanë  konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …