Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor tha se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin në Bruksel

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor tha se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin në Bruksel

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, në konferencën e përbashkët për media me kryetaren, Vjosa Osmani, ka deklaruar se s’pajtohet për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pahor tha se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel. Kosova dhe Sllovenia kanë këndvështrime të njëjta por mes meje dhe Vjosës ka edhe diferenca sa i përket impelementimit të marrëveshjeve të arritura. Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte edhe impelementimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Unë mendoj se koleges time, Vjosës i kam thënë se pres që pavarësisht siç e mbështes të drejtën ligjore dhe Gjykatën Kushtetuese të gjendet një zgjidhje për implementimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Zonja Osmani është shprehur sërish kundër zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin, pasi ajo marrëveshje e cenon rendin kushtetues të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …