Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, ka vizituar Milaim Gashin, zyrtarin policor që ishte therur me thikë nga një person, gjatë kohës sa ishte në detyrë. Ai ka thënë se Milaim Gashi gradualisht është duke u shëruar, duke shtuar se punën e policëve në shërbim të qytetarëve do ta vlerësojë gjithmonë. Polici Gashi ishte sulmuar nga një person derisa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje, ku i dyshuari nuk kishte respektuar urdhrin e policisë dhe kishte sulmuar zyrtarët policorë me thikë, me ç ’rast polici kishte pësuar lëndime në kokë.
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme
Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …