Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për vizitë në burgun e Hagës, me ç rast ka biseduar me krerët UÇK-së

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për vizitë në burgun e Hagës, me ç rast ka biseduar me krerët UÇK-së

Kryetari i  Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për vizitë në burgun e Hagës, me ç rast ka takuar dhe ka biseduar me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së. Lajmin e bën të ditur, Laert Kola, i cili thekson se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive. Në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK-së dhe diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive. Kjo nuk është vizita e parë e kryebashkiakut Veliaj në Hagë. Edhe në tetor 2022, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …