Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Çarles Smith, ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të zvogëlojë numrin e dëshmitarëve në rastin e pretenduar penal kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkojmë nga Zyra që t’i shqyrtojë edhe një herë argumentet e saj për ta ulur numrin e dëshmitarëve që përsëriten dhe për të përzgjedhur vendet e krimeve, incidentet apo vendet e paraburgimit”, ka thënë, Smith, gjatë konferencës përgatitore për fillimin e gjykimit të liderëve të UÇK-së. Vazhdojmë të jemi të shqetësuar për kohën që ka ofruar prokuroria për çështjen e saj. Ne i vlerësojmë përpjekjet e Prokurorisë për ta zvogëluar afatin kohor, por e mbështesim për të shkurtuar paraqitjen e argumenteve të saj dhe për të shfrytëzuar të gjitha instrumentet procedurale që kanë në dispozicion, me qëllim që gjyqi të jetë i drejt dhe i shpejt. Ne kemi treguar vizionin tonë lidhur me ditët e seancave për përudhën në vazhdim dhe në qoftë se kjo funksionon si duhet do të dëgjohen dëshmi gjatë 600 orëve brenda një viti”, ka saktësuar, Charls Smith.
