Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan deklaroi se veprimi i Rusisë kundër Ukrainës është një goditje për stabilitetin e rajonit

Kryetari i Turqisë, Erdogan iu drejtua Delegacionit të Bashkimit Ndërkombëtar të Demokratëve në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara. Për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë Presidenti Erdogan tha: “Ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe të gjithë atyre që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht vëllezërve tanë tartarë. Ne e konsiderojmë operacionin ushtarak të papranueshëm dhe e refuzojmë atë. Ky hap, të cilin e konsiderojmë se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.” Erdogan shprehu mbështetjen e tij për luftën e Turqisë për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa shtoi se këtë ia tha edhe Presidentit Zelenskiy, me të cilin sapo bisedoi”. Ne përsërisim thirrjen tonë që problemet mes Rusisë dhe Ukrainës të zgjidhen përmes dialogut në kuadër të marrëveshjeve të Minskut”, bëri të ditur Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …