Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike që kreu ditën e djeshme me kryetarin e Vladimir Putin, i kërkoi atij armëpushim dhe kushte të mira për civilët pas pushtimit të Ukrainës. Erdogan ia bëri me dije kryetarit Putin rëndësinë e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, fillimin e paqes dhe krijimin e kushteve të mira humanitare në të gjithë rajonin. Erdogan tha më tej se Turqia do të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin. Zyra presidenciale njoftoi po ashtu se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e radhës tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, në Stamboll.