Kryetari i Turqisë, Erdogan, e ka komentuar ndërtimin e bazave ushtarake në Greqi. Ai ka saktësuar se në Greqi janë ndërtuar 5 plus 4 baza. Kur i pyesim «pse i ndërtuat ato baza”, përgjigja e tyre është shumë domethënëse. Thonë «kundër rusëve». E po meqë thoni «kundër rusëve», çfarë keni bërë ju kundër rusëve në Ukrainë? A i qëndruat pranë Ukrainës? Vallë e mbështetët Ukrainën? Gjithçka e tyre është gënjeshtër. Nuk mund t’i besohet këtij Perëndimi. Nëse do të merrni diçka nga Perëndimi, atëherë merrni shkencën dhe artin e tij. Sa i përket politikës, Perëndimit s’mund t’i zihet besë në politikë. Çfarë po bëjnë këta perëndimorët që prej vitit 1963 në lidhje me Bashkimin Evropian? Ja pra, po na sorollatin që prej asaj dite. E kur filloi kjo? Në fakt, procesi i anëtarësimit, filloi që në vitin 1959, por gjithnjë na kanë sorollatur që prej asaj dite e deri më sot. Këta s’kanë ndershmëri e sinqeritet, këto janë virtyte të kombit tonë”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan Erdogan. ( TRT shqip)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …