Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër Amerikën për praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në Siri. Ai ka thënë se Uashingtoni zyrtar po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka ajo dhe çka do të bëjë? Së bashku me anijet që e shoqërojnë dhe gjithashtu me avionët që mban, do të bombardojë dhe shkatërrojë Gazën, do të ndërmarrë hapa për masakra të mëdha. Erdogan tha se sot në Siri Amerika ka mbi 20 baza. Çfarë pune kanë bazat amerikane në Siri? Fatkeqësisht Amerika rrëzoi një dron turk. NATO dhe Amerika rrëzojnë dronin tonë. A nuk është Turqia një aleat i Amerikës në NATO? Kur iu përshtatemi jemi partnerë, në të kundërtën jo Për fat të keq, për momentin të gjitha organizatat terroriste po trajnohen nga Amerika, ajo po i pajis ato. Dhe me këto organizata si në Siri ashtu edhe në Lindjen e Mesme, po e kthejnë të gjithë rajonin në një gjakderdhje, ka thënë mes tjerash në reagimin e tij, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …