Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdoğan, ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, tha se ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Agjencia Anadolu. Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdoğan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë. Duke folur për sfidat ekonomike me të cilat u përball vendi i tij vitin e kaluar, Erdoğan u shpreh se “problemi ynë më serioz ishte inflacioni, i cili në bazë vjetore arriti në 64,27 për qind”, duke shtuar se në muajt në vijim kjo normë do të ulet gradualisht. Ne do të zbatojmë një program me të cilin  do të ulim inflacionin në 20 për qind, tha Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …