leoni

Kryetari i Turqisë, Erdogan, tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike dhe shqiptarët janë vëllezërit tanë

Kryetari i Turqisë, Erdogan, tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike dhe shqiptarët janë vëllezërit tanë

Gjatë vizitës së delegacionit të Shqipërisë, në krye me kryeministrin, Edi Rama, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se është shumë i kënaqur që pret në vizitë Edi  Ramën dhe delegacionin e tij. Unë u  dëshiroj që t’i uroj mirëseardhjen në Turqi, Shqipëria është një mik dhe vëlla, kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori, jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët tona mund të shihen në shumë fusha, dhe qytete si Elbasan , Korçë e Vlorë.

Ne e konsiderojmë detyrë që ta forcojmë akoma më shumë lidhjen tonë, me Ramën kemi folur për të forcuar bashkëpunimin, i ngritëm marrëdhëniet në nivelin e partnerit strategjik.

Në takimet tona me Ramën përveç çështjeve bilaterale diskutuam dhe çështjet e tjera rajonale, kulturore e shumë të tjera.

Shqipëria sapo ka përfunduar presidencën e OSBE me sukses. Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha, dhe pas çdo tërmeti vrapuam në ndihmë të tyre, me ekipet e shpëtimit dhe mjete të tjera. Vendosëm të ndërtojmë 540 njësi banimi. Shpresojmë që të përfundojë ndërtimi në gusht 2021, besoj që do jetë simbol i fatit të ri mes dy vendeve.

Ne folëm dhe për marrëdhëniet ekonomike, jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri, më shumë se 600 kompani turke sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër shqiptar dhe ne planifikojmë që të rrisim më tej investimet tona.

Ne i kushtojmë rëndësi ruajtjes së objekteve nga periudha osmane, ministrat tanë të kulturës sapo nënshkruam marrëveshjen për restaurimin e një objekti historik në Shkodër.

Një pikë tjetër ishte lufta kundër terrorizmit, ne s’do lejojmë që Feto të helmojë marrëdhëniet tona. Me këto mendime uroj që zgjedhjet të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …