Turqia

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë disa vende të Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm

Ministri  i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu,  ka bërë të ditur se  kryetari,  Rexhep Taip Erdogan,  do të vizitojë disa vende të Ballkanin gjatë muajit të ardhshëm. Vizita që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, ka thënë Cavusoglu. Kohë më parë kryetari Erdogan është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ndërkohë që Turqia ka qenë ndërmjetësuese e një marrëveshjeje Rusi-Ukrainë për eksportin e grurit. Por Ankaraja zyrtare është tejet e kyçur edhe në zhvillimet e rajonit, kjo thuhet vazhdimisht nga komunikatat publike të Qeverisë në Ankara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …