Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka arritur fitore të merituar në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi, duke u rizgjedhur sërish në postin e kryetarit të vendit. Sipas rezultateve jozyrtare nga agjencia shtetërore Anadolu në kohën kur janë numëruar të gjitha votat Erdogan ka marrë 52.11 për qind, ndërkaq rivali i tij, opozitari republikan, Kemal Kiliçdaroglu 47.89 për qind. Erdogan ka dalë para mbështetësve të tij duke iu uruar fitoren të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.
