Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të përballet në zgjedhje me forcat kundërshtare të opozitës pas udhëheqjes së tij 20-vjeçare. Në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj, do të vendoset jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por edhe si do të qeveriset ajo, kah do të shkojë ekonomia e saj dhe çfarë roli mund të luajë Turqia për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Votimet do të mbahen më 14 maj – tre muaj pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën juglindore të Turqisë, duke lënë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz dhe të pastrehë miliona të tjerë. Opozita ka zgjedhur si kandidat presidencial Kemal Kiliçdaroglun, udhëheqës i Partisë Popullore Republikane, i cili ka formuar një aleancë që synon të tërheqë votues nga e majta dhe e djathta, si dhe ata me rrënjë islamike. Opozita me orientim pro-evropian premton se do t’i ndryshojë shumë nga politikat e Erdoganit, i cili ka mbrojtur devotshmërinë fetare, diplomacinë e mbështetur nga ushtria dhe normat e ulëta të interesit. Nën Erdoganin, Turqia ka shpërndarë fuqinë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke nisur katër inkursione në Siri, duke kryer një ofensivë kundër militantëve kurdë brenda Irakut dhe duke dërguar mbështetje ushtarake në Libi dhe Azerbajxhan. Afërsia me kryetarin rus, Vladimir Putin, ka bërë që kritikët ta vënë në dyshim përkushtimin e Turqisë ndaj aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s. Megjithatë, Turqia ka ndërmjetësuar një marrëveshje për eksportet ukrainase të grurit, duke nxjerrë në pah rolin që mund ta luajë Erdogani në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Shala Bajgora; Idioti, Hekuran Murati, është ministër i Financave, në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit
Krijesa pa histori dhe biografi, Hekuran Murati është mendër me thënë ministër i Financave në …