Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është takuar me kryetarin ukrainas, Vladimir Zelensky në Kiev

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është takuar me kryetarin ukrainas, Vladimir Zelensky në Kiev

Pas bisedimeve tre-palëshe ku ishte pjesëmarrës edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Turqia dhe Ukraina kanë arritur disa marrëveshje bilaterale. Në këtë kontekst, marrëveshja mes Turqisë dhe Ukrainës për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Aleksander Kubrakov dhe ai i Tregtisë, Mehmet Mus. Marrëveshja do të krijojë një Task Force midis dyja vendeve për rindërtimin e Ukrainës. Task-Force do të koordinojë rindërtimin e objekteve me rëndësi sociale dhe ekonomike në Ukrainë, si rrugët, urat, infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, spitalet dhe shkollat. Rusia ka vazhduar bombardimet duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …