Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është zgjedhur sërish edhe kryetari i përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Erdoğan ka marrë të gjitha 1.399 votat e vlefshme në Kongresin e katërt të madh të jashtëzakonshëm të partisë, raporton Anadolu. Njoftohet se u shpallën rezultat e zgjedhjes për kryetar të përgjithshëm të AK Partisë të cilat u mbajtën në Kongresin e katërt të jashtëzakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Pallatin e sporteve në kryeqytetin Ankara. Kryetari i Këshillit të Kongresit, Ali Ihsan Javuz deklaroi se nga 1.402 vota të hedhura, 1.399 ishin të vlefshme. Erdoğan fitoi të gjitha 1.399 votat e vlefshme dhe u rizgjodh në krye të partisë. Me të njëjtin votim u përcaktuan Komiteti Qendror dhe Komiteti Ekzekutiv i i kësaj Partie i përbërë nga 75 anëtarë
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …