leoni

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka akuzuar Izraelin për terrorizëm shtetëror

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për terrorizëm shtetëror dhe gjenocid pasi ushtria izraelite në Gaza vrau të paktën 58 palestinezë dhe plagosi 2.700 të tjerë. Ky akt mizor i ushtrisë izraelite ka bërë që Turqia të thërrasë ambasadorët e saj në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara. “Izraeli po mbjell terrorizmin shtetëror, Izraeli është një shtet terrorist”, i tha Erdogan studentëve të Turqisë në Londër në një fjalim televiziv. “Ajo që bën Izraeli është gjenocid, e dënoj këtë tragjedi që erdhi nga Izraeli ose nga Amerika”, shtoi presidenti turk, i cili deklaroi tri ditë zie në tërë  vendin ndërkohë që premten pritet të mbahen protesta të mëdha. Turqia njëkohësisht ka bërë thirrje për konsultime me ambasadorët e saj në Tel Aviv, Uashington, ka thënë para gazetarëve nënkryetari i qeverisë turke.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …