Kryetari turk, Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se qipriotët turq nuk kanë qenë kurrë pakicë, në ishullin e tyre

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se qipriotët turq nuk kanë qenë kurrë pakicë, në vendin e tyre duke theksuar se do të vazhdojë t’ i mbrojë të drejtat e Republikës Turke të Qipros Veriore raporton Anadolu. Qipriotët turq kurrë nuk kanë qenë pakicë dhe kurrë nuk do të jenë. Ata që i shpërfillim këto fakte vazhdojnë ëndrrat e tyre për t’u bërë sundimtar të vetëm të ishullit. Unë e këshilloj këtë grup të lë mënjanë obsesionet e tyre dhe të përballen me realitetet e ishullit”, tha presidenti Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij të TRNC-së, Ersin Tatar, gjatë vizitës së tij të parë në vend pas rizgjedhjes së tij më 28 maj. Erdoğan, nëse palët kthehen në tryezën e bisedimeve, kjo do të jetë përmes njohjes së Qipros turke. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e Turqisë  dhe Republikës Turke të Qipros Veriore”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …