Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, shprehu mbështetjen e vendit të tij për procesin e paqes midis Rusisë e Ukrainës

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, shprehu mbështetjen e vendit të tij për procesin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë mikpritjen e negociatave midis dy vendeve, raporton Anadolu. Duam që kjo luftë, që u ka kushtuar me jetë qindra mijëra njerëzve dhe ka bërë që të dy vendet të paguajnë çmim të rëndë, të përfundojë tani”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara. Qasja e përfundimit të luftës në tryezën e negociatave përputhet me politikën që Türkiye ka ndjekur gjatë katër viteve të fundit”, theksoi ai. Erdoğan po ashtu deklaroi se “demokracia liberale, ideologjia më joshëse e shekullit të kaluar, ka hyrë në një krizë serioze dhe rrugë të vështirë”. Vakumi që është shfaqur në demokracitë evropiane po mbushet nga demagogë të ekstremit të djathtë, siç u pa në zgjedhjet e fundit”, shtoi ai, duke iu referuar zgjedhjeve të së dielës në Gjermani, ku partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” shënoi rritje.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në …