Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës
Office of the President – Ukraine

Kryetari i Ukrainas Vladimir Zelensky ka vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e ukrainasve në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia

Udhëheqësi ukrainas, Vladimir  Zelensky ka vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e vendit të tij sot në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia, ndërsa liderët e BE-së mbërritën në Kiev në një shfaqje solidariteti. Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të nisur atë që ai e quajti një “operacion special ushtarak” shkaktoi konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra ushtarë – nga të dyja palët – dhe civilë ukrainas janë vrarë, qytete në jug dhe lindje të vendit janë rrafshuar dhe miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Por tri vjet pasi Perëndimi u mblodh rreth Ukrainës dhe Zelenskyt, kthimi i  Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka kërcënuar të prishë atë koalicion mbështetjeje dhe ka vënë në pikëpyetje ndihmën jetike ushtarake dhe financiare në një moment kritik të luftës. Zelensky përshëndeti tri vjet rezistencë, tri vjet mirënjohje. tri vjet heroizëm absolut të ukrainasve. Falënderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin Ukrainën, ka nënvizuar, kryetari i Ukrainës Vladimir  Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

Nga 26 partitë që kërkojnë regjistrim për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ende mungon partia e Lulzim Bashës

26 parti politike kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim pranë KQZ, për zgjedhjet parlamentare të 11 …