Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka bërë të ditur se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë nga Rusia për dy vjet luftë

Kryetari i Ukrainës, Vlagimir Zelensky, ka bërë të ditur se  31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para dy vjetëve. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas për shënimin e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia – i cili nisi më 24 shkurt 2022 – Zelensky shpresoi se një samit i liderëve botërorë do të mbahet në Zvicër në muajt e ardhshëm për të biseduar për vizionin e tij për paqe. “Deri tani në këtë luftë janë vrarë 31.000 pjesëtarë të ushtrisë, jo aq sa thotë Putini.  Kjo është hera e parë që Ukraina flet zyrtarisht në hollësi për numrin e përgjithshëm të ushtarakë të vrarë. Herën e fundit kur Kievi foli për numrin e humbjeve në betejë,  në fund të vitit 2022, kur zyrtari presidencial Mihailo Podolak tha se 10.000 deri në 13.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …