Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, tha se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria ruse ka intensifikuar ofensivën në lindje. Gjatë një adresimi në orët e vona të natës Zelensky po ashtu akuzoi forcat ruse se po tentojnë të vrasin sa më shumë ukrainas dhe të shkaktojnë sa më shumë dëme që munden, duke përsëritur akuzat se Rusia po kryen gjenocid. Ka “sulme ajrore të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet në qendër të Ukrainës. Donbasi është i shkatërruar plotësisht”, tha ai. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha më 20 maj se Rusia ka të ngjarë që të përforcojë operacionet e saj në rajonin e Donbasit, pasi të sigurojë qytetin e Maariupolit Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe pasi në javët e para dështoi që të merrte nën kontroll Kievin dhe qytete të tjera kyçe, Moska përqendroi ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit. Në të dhënat e përditësuara për luftën në Ukrainë, inteligjenca ushtarake britanike tha se pothuajse 1,700 ushtarë ukrainas janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …