Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda territorit të Rusisë. Ai ka theksuar se ushtria ukrainase është duke dërguar luftën në “territorin e agresorit”. Ai ka falënderuar luftëtarët e Ukrainës, dhe ka thënë se e ka diskutuar operacionin në Rusi, me komandantin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi. Mediet ndërkombëtare njoftojnë për largimin e 70 mijë qytetarëve rus nga rajoni i Kurskut ku po vazhdon inkursioni i ushtrisë ukrainase. Autoritetet ruse kanë thënë se në këtë inkursion të ushtrisë së Ukrainës kanë marrë pjesë 1 mijë ushtar ukrainas dhe dhjetëra tankse dhe automjete të blinduara.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …