“Këtë mëngjes, ne po e mbrojmë vendin tonë vetë. Njësoj si dje, shteti më i fuqishëm në botë shikoi nga distanca”, tha ai duke iu referua Shteteve të Bashkuara. “Rusia u godit me sanksione dje, për këto nuk janë të mjaftueshme për t’i larguar këta trupa të huaj nga toka jonë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes solidarizimit dhe vendosmërisë”, shtoi ai. Populli ukrainas po vazhdon të rezistojë duke shfaqur heroizëm të vërtetë. “Armiku është ndalur në shumicën e drejtimeve. Ka luftime që po vazhdojnë. Ne nuk do të dorezohemi”, tha ai. Forcat ruse vazhduan që të kryenin sulme me raketa në territorin e Ukrainës. Ata thonë se po i vënë në shënjestër vetëm objektet ushtarake, por këto janë gënjeshtra. Në të vërtetë, ata nuk dallojnë se në çfarë zona operojnë”, saktësoi kryetari i Ukrainës.