leoni

Volodymyr

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s që t’i japë 1 % të armëve të saj për luftën e Ukrainës kundër Rusisë

Kryetari i Ukrainës Zelenskij i bëri thirrje NATO-s që t’i sigurojë Ukrainës 1 për qind të të gjithë aeroplanëve të saj, të gjitha tanket, si dhe sistemin e raketave, armë kundër anijeve dhe pajisje të mbrojtjes. Gjëja më e keqe gjatë luftës është të mos kesh përgjigje të qarta ndaj kërkesave për ndihmë”, saktësoi Zelenskij, duke paralajmëruar se “Rusia nuk ka ndërmend të ndalet në Ukrainë”. Agresioni rus në Ukrainë ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 3.5 milionë të largohen nga vendi, me mijëra njerëz të vrarë ose të plagosur dhe me dëme të shumta si pasojë e bombardimeve. Kjo kërkesë e kryetarit  të Ukrainës vjen në ditën kur udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …