Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të dielën për në Kanada, ku do të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal, i cili do t’i fillojë punimet sot. Sipas listës së folësve, ai do të jetë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku do të flitet për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. Ky forum mbahet nën patronazhin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës. Forumi promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale, derisa në konferencën në Montreal priten të marrin pjesë qindra lider nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …