leoni

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e dekoron gjeneralin amerikan, Wesley Clark me ‘Urdhrin e Lirisë’

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e dekoron gjeneralin amerikan, Wesley Clark me ‘Urdhrin e Lirisë’

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi është takuar edhe me gjeneralin amerikan, Wesley Clark. Ai ka falënderuar Clark për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. “Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme. Kishim kënaqësi që të kishim biseda edhe me Clinton dhe Albright. Faleminderit për lidershipin e guximshëm dhe vendimtar, që bëtë diktatorin Millosheviq të largohet dhe populli Kosovës të jetoj në liri”, ka thënë Thaçi. Me këtë rast, kryetari i vendit e dekoroi Clark me ‘Urdhrin e Lirisë’. Ai tha se e ardhmja e kosovarëve do të jetë e ndritshme dhe se vendi ynë e meriton të jetë pjesë e BE-së. “Faleminderit që më nderuat mua. Është një eksperiencë e mrekullueshme të kthehem në Kosovë pas 20 vite, pas tërë asaj tragjedie ta shoh vendin në liri. E di se e ardhmja do jetë e ndritshme, sepse kosovarët kanë guxim të marrin vendime. Ne do të punojmë me ju siç kemi bërë në të kaluarën, do vazhdojmë edhe në të ardhmen që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, e meriton”, ka thënë Clark.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …