Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. Përmes një njoftimi Thaçi ka bërë të ditur se me D’Addario ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Ai thotë se e ka falënderuar komandantin D’Addario për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. “Sapo zhvillova një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin bisedova për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …