Kryetari i vendit, Hashim Thaçi i ka dekoruar të gjithë dëshmorët e rënë në Betejën Kosharës me “Urdhrin e Lirisë”

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi i ka dekoruar të gjithë dëshmorët e rënë në Betejën Kosharës me “Urdhrin e Lirisë”

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2019” për nder të 20- vjetorit të Betejës së Koshares. Ai ka thënë se Beteja e Koshares ka hapur një kapitull të ri në atë kohë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Kryetari ka theksuar se sot kur shënohet 20-vjetori i Betejës së Koshares, në të njëjtën kohë kujtohen edhe masakrat që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë.  Thaçi ka uruar edhe njëherë të gjithë të pranishmit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila, sipas tij, do të funksionojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, për kontributin patriotik dhe atdhetar të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Thaçi e ka dekoruar këtë brigadë me “Urdhrin e Lirisë” dhe nga sot të gjithë dëshmorët e kësaj brigade i ka shpallur heronj të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …