Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Për familjen e çdo besimtari, Thaçi ka uruar gëzim dhe lumturi. “Në këtë të diel të Pashkëve katolike, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari! Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …