Kryetari i vendit Hashim Thaçi kërkoj që prokurorët dhe gjyqtarët të marrin më seriozisht viktimat e dhunës në familje. Në hapjen e ”Java për të drejtat e viktimave të krimit” që po mbahet në Prishtinë, presidenti pohoi se nuk duhet të përsëriten rastet si ai i Valbona Markut-Ndrecaj dhe vajzës së saj, të cilat muaj më parë u qëlluan për vdekje nga bashkëshorti, repsktivisht babai i tyre, Pjetër Ndrecaj në Gjakovë. “Në Kosovën që po ndërtojmë, dhuna në familje nuk do të lejohet, ky është obligim i të gjithë neve. Është obligim i organeve të drejtësisë që të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kryejnë dhunë në familje. Kërkoj që çdo gjykatës dhe prokuror të marr përgjegjësinë e viktimave seriozisht”, u shpreh Thaçi. Ai tha se ligji për kompensimin e viktimave të krimit është një prej të arriturave më të mëdha në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …