Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pritet të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”. Në “Bratislava Forum” të GlobSec, ai do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe kryetari serb Vuçiq. Në margjina të konferencës Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.
