Kryetari i vendit, Hashim Thaçi është takuar me përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve. Ai ka thënë se kjo shoqatë për pak kohë ka arritur të bëhet zëri i grave të dëshmorëve të kombit. “Shoqata e Grave të Dëshmorëve është një shoqatë e re, që brenda një periudhe të shkurtër ka arritur të bëhet zë i grave të dëshmorëve në Kosovë. Sot i takova përfaqësueset e kësaj shoqate, Shpresa Berishën, Xhyhere Maçkajn dhe Shkurta Gashin, të cilat i falënderova për kujdesin ndaj familjeve dhe fëmijëve të luftëtarëve të lirisë, që dhanë jetën për atdheun tonë. Familjet e dëshmorëve, gratë dhe fëmijët e tyre, do ta kenë përjetësisht mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …