Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela. Ai e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. “Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh Thaçi. Edhe Ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se Malta do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, theksoi Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …