Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e lirë. Këto komente, ai i ka bërë, teksa dekoron personalitete shqiptare në Tiranë që dhanë kontribut për çlirimin e Kosovës. “Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit, na u bashkua njeriu kryesor që ishte vendimtar për fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s, Bill Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark. Shpreh mirënjohjen e thellë për SHBA-të dhe gjithë shtetet që na ndihmuan. Por një gjë është e qartë, pa rolin e UÇK-së, pa angazhimin e gjithë atyre djemve e vajzave, pa gjithë atë kryengritje që ndodhi, kësaj radhe UÇK bashkoi popullin e Kosovës, bashkoi gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi. Kur kombi shqiptar u bë bashkë, atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare u vu në lëvizje. Shpreh mirënjohje për secilin prej juve personalisht, për rolin e jashtëzakonshëm diplomati, ushtarak, që ndikuat që bota të na përkrahë edhe më tepër. Por kjo nuk do të ndodhte pa rolin e Shqipërisë, prandaj pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur. Ishim bashkë në periudhat më të rënda të kombit tonë, jam i bindur s edo të jemi bashkë edhe në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt NATO-s e BE’së”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …