Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Ai ka qëndrruar të martën në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”. “Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pashë të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë. HTH”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …