Pas takimi mbi një orë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti shprehu vullnetin që Rashiq të jetë pjesë e qeverisë së tij, por theksoi se kanë bashkëbiseduar më shumë për procesin zgjedhor, që sipas tij, ka shkuar me parregullsi dhe shkelje të shumta në vendbanimet me shumicë serbe. Kurti para mediave theksoi, se takimet me LDK-në për harmonizim të programeve do të vazhdojnë javën e ardhshme. “Zotëri Rashiq nuk e ka asnjë aferë, apo skandal të vetëm si ministër. Më duhet të them që njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është pikërisht Rashiq. Bisedova me të për procesin zgjedhor se si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe. Ky është shumë i zhgënjyer me parregullsitë dhe shkeljet e shumta. Edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar, edhe nga Rashiq çfarë kam dëgjuar mund të them që më shumë ka demokraci në Kinë se sa në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë”, tha ai. Lideri i Vetëvendosjes, u shpreh i hapur se pas përmbylljes së bisedimeve me LDK-në për koalicionin e ardhshëm, të ulet dhe diskutojë më konkretisht me Rashiqin për përfshirjen e tij në këtë koalicion.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …