Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Të cilit i ka prezantuar ambasadorit qëndrimet e Lëvizjes mbi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe veçanërisht mbi zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë. Sipas një komunikate për medie në takim është biseduar edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vendin tonë dhe korrupsionin e lartë. Kurti e ka njoftuar ambasadorin Lebet me programin e Lëvizjes dhe propozimet për të dalë nga kjo krizë duke stimuluar zhvillimin ekonomik për krijimin e vendeve të punës si dhe për shtetin e së drejtës i cili e mban ligjin mbi politikën. Në fund të takimi palët janë pajtuar për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …