Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se nuk do të takohet sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të biseduar rreth marrëveshjes për koalicion qeverisës. Kurti ka thënë se do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijnë marrëveshjen që dëshirojnë. Kreu i Vetëvendosjes nuk ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm, por që është shprehur i bindur për arritjen e një marrëveshje me LDK-në. Ndryshe, kryetari i vendit Hashim Thaçi dje ka njoftuar se ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor në orën 9:00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …