Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe zyrtarja nga Sekretariati për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, sot pritën në takim ambasadorin francez në Prishtinë, Didier Chabert, znj. Camille Grémont, zyrtare e misionit dhe Nexhmi Musliun, zyrtar i shtypit në ambasadë. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë- Serbi. Kryetari Kurti shpjegoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes karshi dialogut të filluar nga presidenti i Kosovës pa mandat nga Kuvendi i Republikës. “Ne duhet që fillimisht ta shqyrtojmë dialogun gjashtëvjeçar paraprak që ta dimë se çka u bë dhe ku jemi. Pastaj, të përgatitemi mirë: të formulojmë bashkarisht në Kuvend qëllimet tona dhe kërkesat ndaj Serbisë, dhe, të merremi vesh për parimet dhe kornizën e dialogut të ri. Ndërkaq, ekipi negociator me strategji e udhëheqës të vetin vjen vetëm më pas”, tha Kurti, duke theksuar se “çdo dialog e marrëveshje matet në Mitrovicë”. Në fund të takimit palët shprehën interesimin për kontakte dhe takime të vazhdueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …