Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj

Në Prishtinë po mbahet tryeza e thirrur nga Vetëvendosja në të cilën po marrin pjesë Memli Kransiqi nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bilall Sherifi nga NISMA, dhe Dukagjin Gorani nga Partia Social Demokrate e Kosovës dhe Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve në tryezë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministri, Ramush Haradinaj. Në këto tryeza duhet diskutuar për zgjedhjet pasi vendi nuk mund të qeveriset nga pakica. Qeveria ka humb shumicën në Kuvend dhe se Kuvendi është bërë pothuajse jofunksional.  Ai ka përmendur disa veprime të dëmshme që sipas tij ka bërë Qeveria Haradinaj duke përmendur nisjen e statutit për Asocacionin në kundërshtim me ligjet e Kosovës, mashtrimi me vizat, ratifikimi i demarkacionit, faljen e borxheve kompanive e veprime tjera të gabuara. Kryeministrit duhet të jap dorëheqje dhe se ai për karrige është i gatshëm edhe me formuar Zajednicen, ka theksuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …