leoni

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se cilat janë vendimet e para që ai do t’i merr nëse fiton zgjedhjet parlamentare. “Ne ndër vendimet e para që do të marrim për të mos thënë vendimi i parë si qeveri e re do të jetë rishikimi i vendimeve të kësaj qeverie, që nga fillimi ka qenë jo legale e që edhe Kushtetuesja e shpalli jo legale dhe jo kushtetuese. Mendoj se shumicën e atyre vendimeve do t’i kthejmë mbrapsht dhe do t’i hedhim poshtë”. Albin Kurti ndër të tjera ka premtuar mbështetje për fëmijët dhe familjet me të ardhura të pakta vjetore, si dhe 1,000 mijë bursa për vajzat studente sidomos në drejtimet teknike.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …